Murati: Çdo ditë ka 8 deri në 10 mijë vende të lira pune

Drejtor i Agjencisë për Punësim në Maqedoninë e Veriut, Bekim Murati në një intervistë për TV21 tha se në uebfaqen e këtij institucioni për çdo ditë janë të hapura nga 8.000 deri në 10.000 vende të lira për punësim. Murati theksoi se më tepër kërkesa për punë ka në sektorin e IT-së dhe hotelerisë dhe gastronomisë.

Murati tha tutje se institucioni që përfaqëson ai ndan deri në 5 mijë euro për çdo të ri që hap biznesin personal. Murati thotë se në rast se dy të rinj bashkojnë forcat për krijimin e biznesit të ri, shuma prej 5 mijë eurove dyfishohet. Përveç kësaj mase, sipas tij pas 8 muajve mund të shfrytëzohet edhe masa për subvencionimin e pagave./TV21

Back to top button