Zelensky akuzon Rusinë për krime lufte në bombardimet e Kharkiv

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se në pesë ditë, 56 sulme me raketa dhe 113 raketa lundrimi u lëshuan në Ukrainë nga forcat ruse.
“Sot, forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktiv. Ishte padyshim një krim lufte”, tha ai në fjalimin që e zhvilloi në orët e vona të së hënës, përcjellë rtv21.tv
“Kharkovi është një qytet paqësor, ka zona banimi paqësore, nuk ka objekte ushtarake. Dhjetra rrëfime të dëshmitarëve okularë vërtetojnë se kjo nuk është një breshëri e vetme e rreme, por shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve: rusët e dinin se ku po qëllonin”, shtoi ai.
Zelensky bëri thirrje për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.
Presidenti tha se do të ketë patjetër një gjykatë ndërkombëtare për këtë krim, që siç u shpreh ai, është një shkelje e të gjitha konventave, raporton CNN
“Askush në botë nuk do t’ju falë për vrasjen e njerëzve paqësorë ukrainas”, tha ai./21Media

Back to top button