Kurti takon drejtuesit e qendrave të LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një mbledhje me qendrat e saj ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Siç njofton kjo parti, në fillim të mbledhjes nga kryeministri Kurti sekretari organizativ, Alim Rama, është diskutuar mbi “dinamizimin e aktiviteteve me bazë komunitetin, opozitarizmit në Kuvendet Komunale dhe në komuna në përgjithësi, anëtarësimeve të reja në qendra, e po ashtu edhe funksionalizimin e trupave organizative të brendshme zgjedhore”.
Ndërkaq, drejtuesit e qendrave kanë ngritur për diskutim edhe çështjet politike, për të cilat ka folur Kurti.

“Tek situata politike u diskutua mbi punët që po vijojnë dhe planifikimet e mëtutjeshme, për të cilat foli Kryeministri Kurti. Mbi zhvillimet rreth anëtarësimit të Republikës tonë në Këshillin e Evropës dhe çështjet tjera ndërlidhëse, folën edhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, si dhe ministri i MKRS, njëherazi sekretari për marrëdhënie me jashtë në LV, Hajrulla Çeku”, njofton VV.

Back to top button