Kurti: Terroristët u trajnuan në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se sulmet e serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit u kryen nën planifikimin e plotë të shtetit të Serbisë.

Tutje Kurti ka shtuar se, terroristët ishin trajnuar në Pasuljanske Livade, që është një nga bazat kryesore të ushtrisë serb.

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Kurti gjithashtu sot ka deklaruar se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla, teksa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”./21Media

Back to top button