Reagon Presidenca për sulmin ndaj Policisë: Serbia po synon destabilizimn e Kosovës

Shefi i stafit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar për sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.

Ai i ka thënë se këto tentativa tentojnë ta stabilizojnë situatën në Kosovë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kryen disa sulme që synonin Policinë e Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe atë politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Sot në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes. Kurse, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se që nga data 13 prill janë bërë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button