Kurti uron besimtarët ortodoksë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë dhe bashkëatdhetarët, të cilët sot festojnë Pashkët.

”Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara!Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen”, ka shkruar Kurti në facebook.

Sipas Kurtit, kjo festë thërret për punë, vetëmohim e disiplinë.

Kurti ka përdorur edhe një fjali të rilindasit At Fan Stilian Noli ”me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë”.

Kujtojmë që, festa e Pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq./21Media

Për shumë mote Pashkët!

Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkëatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët.

Ju…

Posted by Albin Kurti on Sunday, May 2, 2021

Back to top button