Kusari-Lila flet për përplasjet e sotme në Kuvendin e Kosovës

 

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pas tensioneve ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe VV-së në Kuvend përmes një konference për media shpjegoi nga këndi i saj se si erdhi puna deri aty.

Ajo fajësoi opozitën duke thënë se akuzat dhe fyerjet e tyre ishin të rënda.

“Nuk mund të them fjalët që deputeti Memli Krasniqi i ka drejtuar kah deputetët, britmat e tij, sharjet e ofendimet nga vendi janë diçka e padëgjuar në Kuvendin e Kosovës. Në dalje deputetët i intensifikuan ofendimet, sharjet dhe z. Peci është ngrit në këmbë për t’i ndalë. Z. Peci është ngrit në këmbë me i dalë në mbrojtje. Fatmirësisht nuk ndodhi përleshja, ka pas shtyrje. Aty nuk e kam dëgjuar saktë, por kam dëgjuar që ka pasur fyerje e sharje vazhdimisht”, tha Kusari-Lila.

Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit ishte krijuar një tollovi në mesin e deputetëve. Pasi fillimisht pati debat të ashpër të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla./21Media

Back to top button