Kusari Lila i reagon prapë Hotit

 

Deputetja  Mimoza Kusari Lila i ka reaguar prapë, kryeministrit Avdullah Hoti, duke kërkuar përgjegjësi nga ai për disa nga arsyet që i ka renditur. Ajo kësaj radhe e ka bërë përgjegjës Hotin për marrjen e rezultatit brenda ditës. Sipas saj qytetarëve rezultatet iu vonohen me ditë.

“Përgjigja juaj për kohën e testimit dhe pritjen e rezultatit, nuk ju liron nga përgjegjësia që mbani. Përkundrazi, kjo përgjigje vënë në pah diskriminimin dhe injorimin që po u bëhet të sëmurëve dhe viktimave nga virusi në Kosovë.Ka shumë familje që janë privuar nga e drejta e lamtumirës me më të dashurit e tyre si rrjedhojë e mos posedimit të rezultatit të testit, por vetëm se është dyshuar se ishin të infektuar, ata janë varrosur (ndonjëherë edhe në mbrëmje) të mbështjellë me najllonë në përcjellje të policisë. Pas dy dite është kuptuar se ishin negativ në dyshimin për infektim.” , ka shkruar Kusari Lila në Facebook.

Ajo tutje e ka akuzuar Hotin se po sillet në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së.

“Ju personalisht, vetë i 30-ti vizitoni biznese e përuroni rrugë sikur mos të ishim vendi me më së shumti viktima në Botë për kokë banori, e pastaj të pritni mirëkuptim dhe amnisti nga përgjegjësia kur kuptoni se jeni të infektuar. Z. Hoti, nëse pretendoni të jeni Kryeministër i përgjegjshëm, atëherë, duhet të pranoni gabimet tuaja dhe pasojat që vijnë me to. Ju u sollët për t’u kritikuar z. Hoti, ju nuk respektuat rregullat dhe vazhdoni të mos mbani përgjegjësi për pasojat që i vuajnë edhe tjerët rreth jush. Andaj, para se të krijoni më shumë dëm se sa që keni krijuar deri më tani dhe para se të mos vijmë në ditën kur zyrtarisht jemi në katastrofë, thirrni ndërgjegjës dhe merrni përgjegjësi të cilat vijnë me postin të cilin pa legjitimitet e mbani.” ka thënë ajo.

Ndërsa Kusari Lila përveç që i ka uruar prapë shërim të plotë Hotit ka pasur edhe një urim për  bashkëpartiakët e tij në LDK.” . Në veçanti uroj të mos ju mbetet zemërimi dhe gjuha agresive e bashkëpartiakëve tuaj të cilët u shëruan nga virusi.”, ka shkruar Kusari Lila.

Paraprakisht, Isa Mustafa i ka reaguar Kusari Lilës, duke e quajtur atë xhelate. Ajo sot ka thënë se mosrespektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së nga kryeministri janë edhe një arsye që ai të shkarkohet. E këto deklarata Mustafa i ka quajtur kanibalizëm politik dhe idiotizëm./21Media

Back to top button