Kusari-Lila: Koalicioni ynë ka plan strategjik për ndërmarrjet publike

Sipas Kusari-Lilës koalicioni që ajo i takon parasheh të bëjë lidhje të drejtpërdrejt me efiçiencën e energjisë

Mimoza Kusari- Lila nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, lidhur me temën ”Zhvillimi ekonomik dhe ambienti” që është duke u diskutuar në debatin e zgjedhjeve në RTV21, tha se koalicioni i tyre parasheh një plan strategjik për ndërmarrjet publike, definimin e saktë të aktivitetit të ndërmarrjeve publike në nivel lokal dhe qëndror.

Lila më tutje përmendi depolitizimin e ndërmarrjeve publike, planin strategjik në kuadër të Trepçës.

Ndërsa, në aspektin e mjedisit, Lila tha se përveç pikave strikte parashihet të bëhet lidhje e drejtpërdrejt me efiçiencën e energjisë, me shtimin e masave efiçiente . Ajo tha se pjesë e fondit për ndërmarrësi parashihen edhe pjesët e sektorëve të financimit inovativ, me lehtësira dhe pushime tatimore./21Media

 

Back to top button