Kusari-Lila: Kuvendi e ka radhën të miratojë ligjin për pagën minimale

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot ka thënë se argumentet e opozitës në kundërshtim të vlerës së koeficientit janë të paqëndrueshme.
Ajo ka thënë që është hera e parë që në sektorin publik që do të ketë një unifikim dhe trajtim të barabartë të gjithë punëtorëve në sektor.
“Me keqardhje të madhe dëgjuam argumentet e paqëndrueshme dhe kauzat e paqena të opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sot është një ditë arrije e madhe për gjithë sektorin publik. Sot është prezantuar kurorëzimi i një punë me shumë se një vjeçare në kategorizimin dhe vendosjen e meritokracinë në sektorin publik. Koeficienti prej 105 euro i miratuar dhe prezantuar sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës është koeficienti bazë, është hera e parë që në sektorin publik do të kemi një unifikim dhe trajtim të barabartë të gjithë punëtorëve në sektor, duke u përcaktuar shtesa të cilat secili individ në bazë të përvojës së punës, rrezikueshmërsisë në punë, përgatitjes akademike do i ketë si pejsë shtesë e këtij koeficienti”, ka thënë Kusari-Lila.
Shefja e deputetëve të shumicës është shprehur se tani është radha që kuvendi të miratojë ligjin për pagën minimale dhe të rregullojë çështjen e inspektorëve të punës.
“Ajo çka ne duhet të punojmë bashkërisht është që të përmirësojmë dhe ndrisim kushte dhe standardin për punëtorët në sektorin privat. Ky kuvend tashmë e ka radhën të miratojë ligjin për pagën minimale, të rregullojë çështjen e inspektorëve të punës, të rregullojë standardin për të gjithë të punësuarit por gjithashtu edhe mirëqenien për ata të papunët. Për deklaratat e kolegëve të mijë nga opozita se kjo qeveri nuk brengoset për qytetarët më duhet të ju rikujtoj se po kjo opozitë kur kërkonte ndërhyrjen e qeverisë për çështje të inflacionit është po kjo opozitë e cila ligjin për vendosjen për caktimin e çmimeve të produkteve esenciale në tregje të destabilizuara e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese. Është po kjo opozitë qe e parandaloi ndërhyrjen e qeverisë së drejtpërdrejt për të ruajtur ata të cilët kanë më së shumit nevojë, kategoritë në nevojë të cilat çmimi i produkteve bazike bën një diferencë të madhe”, ka shtuar ajo.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e koeficientin e ligjit të pagave për vitin 2023 është 105 euro.
Në kundërshtim të kësaj, partitë opozitë e kanë bojkotuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Back to top button