Kush është trajneri i ri i Benzemas?

Karim Benzema ditën e sotme i dha përshëndetjen e fundit Real Madridit, ndërsa disa orë më vonë fluturoi drejt Arabisë Saudite për ta mbyllur marrëveshjen me skuadrën e Al Ittihad.

Benzema u prezantua sot si lojtari më i ri i skuadrës së Al Ittihad në një marrëveshje deri në qershor të vitit 2026.

Ylli francez dhe fituesi i Topit të Artë do të përfitojë plot 200 milionë euro në sezon nga marrëveshja me klubin saudit.

Por kush është trajneri i Benzemas te Al Ittihad?

Karim Benzema do të jetë tani nën urdhrat e portugezit, Nuno Espirito Santo, i cili në të kaluarën ka drejtuar skuadrat angleze si Wolverhampton dhe Tottenham.

Back to top button