Kushdo që njeh këtë person le ta lajmërojë policinë
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’,E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Policia siguron se të dhënat e qytetarëve do të do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Ridvan Syla dyshohet për veprën penale zjarrvënie
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të Autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetaret dhe mediat. “, thuhet në njoftimin e policisë./21Media