Kuvendi dështoi të miratojë tri projektligje

Tri projektligje dështuan të miratohen nga Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme për shkak të mungesës së kuorumit.
Legjislativi dështoi të miratojë në lexim të dytë, Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin Sprovues të Kosovës.
Seanca e Kuvendit po vazhdon, ku po diskutohet për Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme./21Media

Back to top button