Kuvendi: Javën tjetër debat për gjendjen me pandeminë

Pas kryesisë shefat e partive flasin për referendumin e Serbisë dhe situatën me energjinë
Kryesia e Kuvendit vendosi që të mërkurën të mbahet seancë plenare për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. Ndërsa, të enjten në orën 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit shefat e grupeve parlamentare e komentuan çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, si dhe situatën me energjinë në vend./21Media

Back to top button