Prokuroria jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ka ndodhur sot në Prishtinë. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj për rtv21.tv ka informuar se i plagosuri është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ajo ka shtuar se po punohet në identifikimin e të dyshuarit ose dyshuarve të përfshirë në këtë rast
“Lidhur me këtë rast, mund t’ju njoftoj se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka autorizuar policinë për grumbullimin e provave nga vendi i ngjarjes dhe në koordinin me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në identifikimin e të dyshuarit ose dyshuarve të përfshirë në këtë rast, si dhe të gjitha rrethanave.”, ka deklaruar Ulaj për rtv21.tv
Policia, më herët ka konfirmuar për rtv21.tv se një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë./21Media

Back to top button