Kuvendi miratoi ligjin për heqjen e homologimit për automjete

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Automjete që heq homologimin për mjetet rrugore të reja dhe të përdorura.
Përkrahje këtij ndryshimi i dhanë 75 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa u miratuan edhe dy amendamente nga komisioni funksional.
Në parim ky projektligj u miratua javë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë, deputetët miratuan në parim edhe Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, për të cilin gjatë ditës nuk kishte kuorum.

Back to top button