Kuvendi miratoi projektligjin për tregti me jashtë

Kuvendi i Kosovës sot miratoi në parim projektligjin për tregti me jashtë, për të cilin, nga qeveria u tha që synon të nxitë zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve duke rregulluar importin dhe eksportin.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se dokumenti hap rrugën për tregtarët dhe mundëson mallra e shërbime cilësore për qytetarët.
“Ligji hap rrugën për tregtarët në veprimtaritë e tyre të ligjshme për të mundësuar mallra dhe shërbime cilësore për qytetarët, ligji thjeshtëson procedurat administrative për lejet dhe vlerësimet e konformitetit, mbron pronësinë industriale dhe siguron mjetet e duhura juridike për operatorët. Për më tepër, ligji mbron industrinë vendore nga praktikat e dëmshme, duke fuqizuarin njëherësh qeverinë të veprojë në mbrojte të interesit shtetëror dhe të qytetarit”, tha Hajdari.
Megjithatë, projektligji që u mbështet me 62 vota të deputetëve nga partia në pushtet, u kritikua nga opozita.

Back to top button