Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në dy ditët e ardhshme do të jetë kryesisht i vranët me intervale me diell.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10- 13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Sipas IHK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s./21Media

Back to top button