Kica-Xhelili: LDK-ja po bënë politikë publike, jo me fake accounts në Facebook

(Lajm i përditësuar)


Kica-Xhelili: 30 mijë fake accounts në mbështetje të Qeverisë sonë, Vuçiq i kishte 14 mijë

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili në ”Click” të RTV21 tha se në Kosovë janë rreth 30 mijë fake accounts që janë në mbështetje të Qeverisë, që sipas saj është e pa nevojshme të investosh kaq shumë.

Kica-Xhelili tutje bëri një krahasim të Kurti me Vuçiqin sa i përket këtyre fake accounts që sipas saj, Vuçiq i kishte 14 mijë.

”Nëse ndjen rehati të plotë me punën që po e bënë pse duhet të investosh aq shumë pse të duhen 30 mijë accounts, Vuçiqi i kishte 14 mijë që ju kishun ekspozuar me 7 milionë banorë, në Kosovë i ke më pak se 1.6 dhe i ke 30 mijë”, tha Kica-Xhelili.


LDK pro rrëzimit të Qeverisë, Kica Xhelili thotë se po presin t’i kenë edhe disa vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është pro rrëximit të Qeverisë Kurti, kështu tha sonte në ”Click” të RTV21 deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili.

”Edhe disa vota e flasim pastaj”. tha Kica-Xhelili.


Kica-Xhelili: Kur ne reagojmë për diçka, krijohet një diskutim në veri, një dramë që e tërheq vëmendjen

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili në ”Click” të RTV21 tha se deputët e opozitës aktuale ka zbatuar betimin e tyre në kuvend në mënyra tjera për t’i mbrojtur të drejtat e tyre, jo si VV-ja kur ishte në opozitë.

Kica-Xhelili tutje ka shtuar se në momentin kur opozita reagon Qeveria vëmendjen e kalon në veri të vendit.

”Secilen herë kur ne reagojmë ndodh një rast siç është veriu që gjithmonë e kanalizon energjinë atje, në momentin që ndodh diçka që tërhek vëmendje që ata nuk dëshirojnë si në ekonomi, drejtësi, çështje sociale e krijojnë një diskutim atje një dramë që e tërheq vëmendjen, mandej ne spo bëjmë asgjë”, tha Kica-Xhelili.


Draft-statuti i Asociacionit, Kica-Xhelili: Kryesia e LDK-së do e mbajë një mbledhje për ta analizuar atë

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do e analizojnë draft-statutin e Asociacionit dhe do e mbajë një mbledhje për të diskutuar lidhur për këtë draft, kështu tha deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili në ”Click” të RTV21.

Ajo tutje shtoi se në apsketin personal ka shumë shqetësime për draft statutin e Asociacionit.

Kica-Xhelili tutje ka shtuar se në kohën kur ata kanë ”insistuar ne që Kosova duhet të draftoj vetë një draft-statut të Asociacionit kemi pranuar shumë kritika”.


Kica-Xhelili: LDK-ja po bënë politikë publike, jo me fake accounts në Facebook

Në ”Click” të RTV21 deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se LDK-ja bënë politik publike, e jo si të tjerët që sipas saj po hapin fake accounts në Facebook.

Kica-Xhelili lidhur me këtë tha se në Kosovë janë rreth 30 mijë fake accounts që dalin në mbështetje të Qeverisë së Kosovës.

”Fake accounts dhe zhurma inegzistente e që është propagandë e paguar, po deprton njerëzit po dëgjojnë”, tha Kica-Xhelili ndër tjera.


Kica-Xhelili: Ata që janë nga tërhequr nga VV-ja nuk e japin votën më për ta

Në ”Click” të RTV21 deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se personat që e votuan VV-në në zgjedhjet e 14 shkurtit janë të zhgënjyer, dhe nuk e japin votën e tyre më për VV-në.

Këtë Kica-Xhelili e tha se po e sheh në disa sondazhe.

”Ata që janë nga tërhequr nga VV-ja nuk e japin votën më për ta, sepse janë të zhgënjyer, ata po kërkojnë alternativa, ne këtë alternativë po e dhurojmë”, tha Kica-Xhelili.


Kica-Xhelili: Kam shkuar në zyre të kryeministrit, i kam lutur të shkojmë me procesin e Veting-ut

deklaroi se vetingun e ka parë më të rëndësishmëm se çdo reformë tjetër në sistemin e drejtësisë.

”Kur kam shkuar në zyre të kryeministrit me ministrin e drejtësisë në atë kohë, i kam lutur t’i anashkolojnë nismat tjera sepse Komisioni i Venecias si trup kredibile që i ka të gjitha informacionet, nuk ka lojnë t’i bëjmë këto ndryshime, por shkojmë me vetting të japim gjithçka nga vetja por ta bëjmë demokratik, mos te na kthehet në kundër efekt”, tha Kica-Xhelili.


Kica-Xhelili: Është premtuar një ndryshim në diskursin e dialogut

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili në ”Click” të RTV21 deklaroi se Qeveria Kurti ka bërë premtime të shumta, disa të pamundura.

Ajo ndër tjera shtoi se nëse sot ”pyetet një qytetarë a jeton më mirë se para tre viteve dhe pse ka besuar në një ndryshim madhor, të gjithën e reduktojnë në premtime”.

Kica-Xhelili, tutje tha se nga Qeveria Kurti është ”premtuar një releacion i pamundur, gjithashtu është premtuar një ndryshim në diskursin e dialogut.


Kica-Xhelili: Kosova është dhe mbetet e përhershme, disa po harrojnë që qeveritë janë të përkohshme

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili në ”Click” të RTV21 tha Kosova është dhe mbetet e përhershme, por disa ministra po harrojnë që Qeveritë janë të përkohshme.

”Disa akterë nuk ia kujtojnë vetit që Qeveria është e përkohshme, Kosova është dhe mbetet e përhershme”, tha Kisa-Xhelili ndër tjera.

Këtë Kica-Xhelili e tha duke komentuar deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili ditë më parë ka thënë se  “Kosova është projekt i përkohshëm”./21Media

Back to top button