Legjenda e Juventusit bëhet agjent

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka krijuar agjencinë e tij të lojtarëve me Alessandro Tocin, dhe po synon ta sjellë portierin e Newcastle United, Loris Karius në Serie A.

Legjenda e Juventusit u pensionua nga futbolli në fund të sezonit 2018/19.

Ai kaloi plot 25 vite me “Zonjën e Vjetër” nga 1993 deri në vitin 2018.

Marchisio ka qenë aktiv që kur u tërhoq nga futbolli, duke shkruar një libër për jetën e tij dhe duke kontribuar si moderator në “Corriere della Sera”. Disa tifozë i kanë bërë thirrje që të kthehet në Juventus në një farë mënyre, por asgjë nuk është zhvilluar në këtë front.

Siç raportohet nga “TMW”, Marchisio ka krijuar një agjenci lojtarësh me Alessandro Tocci të quajtur “Circum”, e cila tashmë përfaqëson një pjesë të vogël të talenteve të rinj duke përfshirë Davide Dell’Erba të Bayer Munich dhe Francesco Stante të Interit.

Një tjetër lojtar i përfaqësuar nga “Circum” i Marchisios është Karius, portieri i tretë i Newcastle, i cili është më i famshëm për paraqitjen e tij të pafat në finalen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në sezonin 2017/18.

Portieri gjerman, i cili kohët e fundit kishte një fëmijë me gazetaren e DAZN Diletta Leotta, tani po kërkon një lëvizje në Serie A, pasi nuk arriti të tregojë bind me paraqitje te Newcastle.

Back to top button