Lewandowski fitues i Këpucës së Artë

Ylli i Bayern Munich Robert Lewandowski është fituesi i Këpucës së Artë për vitin 2021, pasi që sezonin që lamë pas ka qenë golashënuesi më i mirë në Evropë.
Lewandowski regjistroi një rekord të ri në Bundesligan gjermane duke shënuar 41 gola përgjatë sezonit 2020/21, kështu duke thyer rekordin e kaluar prej 40 golave të legjendës së Bayern Munich Gerd Muller.
“Jam tejet krenarë. Duhet gjithmonë që të besosh në vete, në paraqitje të mëdha, pavarësisht vendit se nga vjen”, tha Lewandowski gjatë ceremonisë në muzeun e klubit të Bayernit.
Presidenti i Ligës së Futbollit të Gjermanisë Christian Seifert ka thënë që rekordi do të jetë përgjithmonë, ku edhe e cilësoi Lewandowski si njërin nga lojtarët më të mirë në histori të Bundesligës.
I dyti pas Lewandowskit ishte ylli Lionel Messi me 30 golat e tij për Barcelonën, që la pas Cristiano Ronaldon me 29 gola për Juventusin.

Back to top button