Lia e Majmunëve, infektologu Ramadani: S’ka vend për panik, të shqyrtohet mundësia e vaksinimit

Të premtën në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me “Mpox”, i njohur si Lia e Majmunëve.
Për simptomat, mjekimin e parandalimin e përhapjes portali rtv21.tv ka zhvilluar një intervistë me infektologun Hamdi Ramadani.
Ai ka thënë se sëmundja është e manifestueshme me pasqyrë klinike ngjajshëm me me variola vera ose lijen e ujit..
Sipas tij me variacione klinike janë nga më të lehta deri në formë klinike të rëndë dhe ndërlikime të rënda në lëkurë aparatin respirator atë nervor etj..
“ Kjo sëmundje ështe infektive shkaktuar nga një virus që në mjekësi quhet POX virus, rezervuar janë majmunët e kafshët e ngjajshme në vende të Afrikës e me gjerë. Kontakti me këto kafshë infektohet personi. Sëmundja pra përhapet në kontakt me të sëmurin e infektuar me ketë virus POX në afërsi…nga lëkura dhe mukozat e infektuara. Sëmundja ka një periudhë të ecurisë me fazën e tempetures, të nyjeve limfatike të rritura regjionale ethe dhembje koke lodhje. Pastaj faza e exantemtike kutane me ndryshim në lëkurë të extremit, duarve, trup në formë macula vezikulo pustulozee, kruarje dhimbje lokale. Kjo fazë zgjatë disa ditë, 10 deri në 14 ditë e me shumë dhe i sëmuri është infektiv për rrethin në kontakt të afert me të.”, ka treguar Ramadani.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që kjo sëmundje të manifestojë edhe simptoma më të rënda, megjithatë ka apeluar të mos përhapet panik, pasi që sipas tij situate është e menaxhueshme.
“Sëmundja di të keqësohet ose ndërlikohet me bakterje sekondare në lëkurë me stafilokok streptokok etj system respiratore, në sisteme tjera gastrointestinale nervore nëse nuk trajtohet me kujdes dhe terapi. Këta të sëmure mbahen të izoluar 10 ditë e më shumë. Rastet e kontaktit poashtu monitorohen për 7 ditë e me shumë dhe bëhen analizat specifikee për POX virus. Zakonisht pacienët kalojn mirë këtë sëmundje në mbëshetje mjekësore, izolim .”, ka thënë infektologu Ramandani për rtv21.tv
Ai ka porositur që të punohet drejt vaksinimit kundër Lisë së Majmunëve, specfikisht për personat që janë më lehtë të prekshëm.
“Nuk duhet shqetëtsuar qytetarët dhe ka qenë më se e pritur se kjo sëmundje do shfaqet dhe tek neve kur kemi raste dhe në vende të Evropës si Spanjë, Francë. Franca tash e sa muaj ka filluar edhe vaksinimin kundër Lisë së Majmunëve me qëllim kufizimi të epidemisë. Edhe vendi ynë duhet shiku të fillojë me vaksinë për mbrojtje të popullatës veçmas personave me frekuencë me palë si puntorët e aeroportit , policia kufitare, shërbyesit mjekësor të frekunetuar me udhëtarë jashtë vendit dhe që vijnë nga vendi i Afrikës ku sëmundja është për herë endemike .”, ka thënë Hamdi Ramadani.
Infektologu ka bërë të ditur se vendi ynë ka kapacitete dhe mundësi për menaxhimin e Lisë së Majmunëve “dhe jo panikë, por kujdes i shtuar dhe informacione të nevojshme”, ka thënë ai.
Në anën tjetër Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shtunën sërish ka dhënë informata lidhur me këtë sëmundje, simptomat, parandalimin e përhapjes, etj.
“Kujdesi fillon nga vetja! Ta parandalojmë MPOX me hapa të thjeshtë, duke filluar nga higjiena personale dhe mjedisore, zbatimi i masave të kontrollit dhe ndjekja e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore”, shkruan IKSHPK.
Në disa fotografi të publikuara nga ky Institut bëhet e ditur se Lija e Majmunit përhapet më lehtë gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë, lëkurë me lëkurë, e veçanërisht gjatë seksit.
IKSHPK njofton se simptomat më të shpeshta janë: skuqje, nyje limfatike të ënjtura, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dhimbje shpine dhe dhimbje rektale, energji e ultë, etj.
Instituti tutje rekomandon që të shmanget kontakti i ngushtë me personat që kanë simptome, të praktikohet seks i sigurt, të pastrohen duart, etj.
IKSHPK kërkon nga ata që kanë simptoma që të izolohen, t’i njoftojnë ata me të cilët kanë pasur kontakt si dhe të kërkojnë kujdes mjekësore./21Media