Licencohen edhe 11 laboratorë privatë për kryerjen e testeve serologjike

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike listën e re të licencimit të laboratorëve privatë për kryerjen e testimeve serologjike SARS COV2.

MSh, së fundmi ka licencuar edhe 11 laboratorë të tjerë privatë ku qytetarët do të mund të bëjnë testimet serologjike.

2 nga njëmbëdhjetë laboratorët e licencuar janë në Fushë Kosovë, ndërsa nga një në Prishtinë, Skënderaj, Gjilan, Pejë, Graçanicë, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik, Obiliq./21Media

Back to top button