Lirohet nga detyra këshilltari i Konjufcës, i dënuar për dhunë në familje

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Drilon Gashi është liruar nga detyra. Gashi është i dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij.

Lirimin e tij nga detyra e ka konfirmuar shefit i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçëli.

“Këshilltari Drilon Gashi është liruar nga detyra”, ka thënë ai për kallxo.com

Drilon Gashi është dënuar nga Gjykata pasi që më 30 dhjetor 2017, në prag të vitit të ri të 2018, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me grushte dhe e kishte goditur me dru. Ndonëse kishte sulmuar bashkëshorten tij me grushte dhe e kishte goditur me dru, Gjykata i kishte shqiptuar vetëm vërejtje gjyqësore.

Back to top button