Lirohet nga detyra zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se dje Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga Detyra e Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues.
“Mbas kësaj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm.E në anën tjetër edhe Gashi, ka falënderuar Ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button