Lladrovci: Ligji është si llastiku, por, edhe mund të këputet!

Pas ekzekutimit të pagave të shtatorit për sektorin e arsimit nga qeveria, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ironizuar me ministrin Hekuran Muratin.
Lladrovci ka vlerësuar se “zhvendosja e vëmendjes nga “temat e mëdha”, është tendencë që po e karakterizon këtë qeverisje.
“Pagat janë temë “e vogël”, në krahasim me ato që na presin. Rrini në temë: Masat antiinflacion, energjia, ikja e të rinjve dhe ballafaqimi në tavolinë të bisedimeve për marrëveshjen finale me Serbinë!”, ka shkruar Lladrovci.

Sindikalistëve të arsimit të premten u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator.
“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit, të miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, shkroi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati./21Media

Back to top button