Lladrovci-Kurtit e Muratit: Llastiku nuk është mirë të tërhiqet shumë se këputet

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas konferencës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ministrit Hekuran Murati ka dalë me një postim në Facebook.
Lladrovci ka thënë “mirë që po u dalin pagat punëtorëve se janë në hall çfarë të bëjnë me këstet e kredisë..”
“Mirë që po dalin pagat punëtorëve, sepse, nuk bën ndryshe. Punëtorët janë në hall se çfarë të bëjnë me këstet e kredive, me kërkesat familjare, të fëmijëve dhe prindërve të tyre. A ishte dhe a është “Ligji si llastiku” edhe kur deputetët Tuaj merrnin e marrin mijëra euro shtesa, kurse japin “leksione” për mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre të drejta duke përfshirë edhe atë për 100 euro shtesë, deri në miratimin e Ligjit të ri të pagave”, shkroi Lladrovci.
Tutje, ai ka thënë se para ligjit duhet të jenë të barabartë të gjithë.
“Ligji edhe mund të jetë si “llastiku”, por, para tij duhet të jenë të barabartë të gjithë. Përgjegjësitë ligjore duhet kryer. Llastiku nuk është mirë të tërhiqet shumë se këputet.  Kush dëgjon më shumë, përfiton më shumë!”, përfundon shkrimi i Lladrovcit./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button