Luani arratiset nga cirku, banorët e qytetit mbyllën nëpër shtëpia

Banorët e një qyteti italian pranë Romës u kërkuan të qëndrojnë brenda ditës së sotme për të shmangur takimin me një luan që u arratis nga një cirk lokal dhe po kërkohet nga policia.
Alessandro Grando, kryebashkiaku i Ladispolit, një qytet me rreth 40.000 banorë, postoi një alarm në mediat sociale, duke thënë se policia po ndihmonte stafin e cirkut të kërkonte kafshën.
“Luani u arratis nga cirku”, ka shkruar ai, duke saktësuar se bisha është pikasur pranë një përroi që ndodhet pranë cirkut. “Ne ju kërkojmë të jeni shumë të kujdesshëm dhe të shmangni daljet deri në një njoftim të dytë”, paralajmëroi ai.
Duke parashikuar padi të mundshme, Grando sqaroi se ai nuk autorizoi praninë e një cirku luani në qytet, por se nuk kishte asnjë autoritet për ta parandaluar atë.