Luboteni zhvillon stërvitjen e parë në Tel Aviv

Ekipi i Lubotenit ka kryer seancën e parë stërvitore në Tel Aviv të Izraelit, aty ku do të luajë në kuadër të “Challenge Cup”.
Ekipi ferizajas iu nënshtrua një seance përgatitore, para dy ndeshjeve të vështira, të martën dhe të mërkurën.
Ndeshjen e parë kualifikuese Luboteni e luan të martën, me fillim nga ora 19:00 sipas kohës tonë lokale, kundër Maccabi Yeadim./21Media

Back to top button