Mësohen rivalët e Bad News Eagles në garën e radhës

Ekipi kosovar i lojërave elektronike Bad News Eagle po vazhdojnë me suksese të mëdha në garën më të fortë në botë Major Ligë.
Mesditën e sotme ata u ballafaquan me ekipin nga Turqia Eternal Fire ndaj të cilit triumfuan me rezultat 16:14 duke e kaluar kështu me sukses serinë e parë të kësaj gare.
Tani, nga ora 18:15 do të zhvillohet edhe lufta e tyre e dytë ku po ballafaqohen me ekipin rus, ForZe në CS:GO.
“Bad News Eagle” në përballje me ekipin turk ishin gjatë gjithë raundeve më të mirë duke e ruajtur epërsinë. Ata madje në fillim krijuan epërsi prej 5-1, por më pas ekipit turk pati një ngritje dhe deri në fund u zhvillua një luftë e ashpër që rezultoi me fitoren e madhe të ekipit shqiptar.
Këtij suksesi i është gëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili nga Amerika ka bërë tifo për “ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles 🦅”.
Bad News Eagles kanë shkruar histori muajin e kaluar duke triumfuar ndaj Sinners me rezultat për 2:1, duke siguruar kështu biletën për në Belgjikë. Kështu, Bad News Eagles u bënë ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në turneun e madh të CS:GO, “PLG Antwerp Major 2022”./21Media

Back to top button