​Malaj: Kosova i ka të gjitha mundësitë të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve

Kosova i ka të gjitha forcat dhe mundësitë të shkojë drejt zgjidhjeve për formimin e institucioneve të reja, tha të martën ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ai tha se çështja e formimit të institucioneve është zgjatur, por sipas tij, do të gjendet një zgjidhje politike.

“Unë mendoj se do të gjendet një zgjidhje politike, padyshim që është zgjatur, por Kosova i ka të gjitha forcat dhe mundësitë të shkoj drejt zgjidhjeve të forimimit të institucioneve”, tha ai pasi u përkul para monumentit të Skënderbeut në Prishtinë, në 620 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar, tha Malaj.

Të hënën më 5 maj, kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për marrëveshje politike LDK-së. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se së shpejti do të ketë përgjigje zyrtare.

Back to top button