Maqedonci u jep mirënjohje ushtarëve të FSK-së që trajnuan Forcat e Armatosura të Ukrainës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot i ka pritur në takim takim pjesëtarët e FSK-së të cilët ishin pjesë e kontigjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj përkrah Ushtrisë Britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase në nivelin taktik e luftarak.
“Për performacën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit Interflex dekorova me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” pjesëtarët e FSK-së pjesëmarrës në këtë operacion. Mirënjohje për ushtarakët që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës! Në këto periudhë mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfoj”, ka shkruar Maqedonci.