Marrëveshja për energjinë, Çitaku: Kurti ua ka borxh votuesve një sqarim, a e ka pasë gabim atëherë, apo tash?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi është arritur marrëveshja për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar një sqarim kryeministrit, Albin Kurt i cili vite më parë ishte kundër kësaj marrëveshje.
“Po të njëjtën marrëveshje, Kryeministri atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare. E vetmja gjë konsistente tek Kurti është mungesa e konsistencës. Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pasë gabim atëherë, apo e ka gabim tash? Kryeministri është shndërruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë“, ka shkruar Çitaku.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit./21Media

Back to top button