Mbi 1200 gjoba në trafik vetëm në 24 orët e fundit

 

Në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 46 aksidente komunikacioni, një me fatalitet, 21 me të lënduar dhe 24 të tjera vetëm më dëme materiale.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 203 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 26 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa, 2 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button