Mbi 179 mijë të vaksinuar

Procesi i vaksinimit me vaksinën antiCOVID-19 në Kosovë është duke vazhduar.
Deri më sot janë vaksinuar 179 mijë e 029 qytetarë, kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 41 mijë e 573, kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 170.
Nga sot  të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të aplikojnë për imunizim me vaksinat kundër COVID 19, kjo u bë e ditur mbrëmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës- AGK. /21Media 
Back to top button