Mbi 30 milionë persona të infektuarve me Covid-19 në botë

 

Ka arritur më mbi 30.7 milionë numri i të infektuarve me covid 19 në botë, prej të cilëve më shumë se 957 mijë kanë vdekur, ndërsa 22.4 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara prijnë me numrin më të madh të rasteve, me rreth 6.7 milion të infektuar e rreth 200 mijë të vdekur, për tu pasuar nga India që deri më tani ka regjistruar mbi 5.3 milionë të infektuar nga covid19, prej të cilëve mëse 85 mijë kanë vdekur.

Në vend të tretë për nga numri i rasteve, renditet Brazili me mbi 4.4 milion të infektuar dhe 135 mijë të vdekur.

Rritje të rasteve të reja janë regjistruar edhe në Evropë, me shumë vende që kanë njoftuar masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen.

Vendimi për shtim të masave kufizuese vjen pas paralajmërimit nga Organizata Botërore e  Shëndetësisë se rastet e infektimit në mbarë kontinentin evropian kanë filluar të përhapen sërish me “ritme alarmuese”. /21Media 

Back to top button