Mbi 340 të arrestuar në Turqi pas tërmeteve shkatërruese

Numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe shkeljes së rregullave të ndërtimit pas tërmeteve në Turqi ka kaluar në 340, raporton televizioni turk TRT Haber.
Si rezultat i hetimeve të nisura nga kryeprokurorët e 11 provincave të prekura nga tërmetet, u identifikuan 564 të dyshuar për shkelje të rregullave të ndërtimit të objekteve të shembura si pasojë e lëkundjeve. Të paktën 160 prej tyre u arrestuan.

Në kuadër të hetimeve të rasteve të plaçkitjeve janë identifikuar 282 të dyshuar, 181 prej tyre janë arrestuar./21Media 
Back to top button