Mbi 48 mijë qytetarë të vaksinuar edhe me dozën e dytë

 
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 11 mijë e 900 doza të vaksinës kundër Covid-19. Në total, deri më tani, janë vaksinuar 204 mijë e 774 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 48 mijë e 437 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës.
Të shtunën, Kosova po ashtu njoftoi se ka pranuar donacionin me afro 183 mijë dozash të vaksinave AstraZeneca. Ky donacion erdhi nga Norvergjia./21Media

Back to top button