Mbi 60% e punëtorëve të administratës gjyqësore të infektuar, kërkojnë nga 200 euro

 

Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës ka shprehur indinjatë për neglizhimin që Qeveria e Kosovës po iu bënë punonjësve të administratës gjyqësore, duke mos i futur në kategorinë përfituese të pakos së rimëkëmbjes Covid-19.

Përmes një komunikate për media kjo sindikatë ka bërë të ditur se mbi 60% e punonjësve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit janë infektuar me Covid-19.

Ata po kërkojnë për secilin punëtor nga 200 euro shtesë në pagën e tyre.

“Duke e pasur parasysh mbështetjen që keni ofruar për sektorë të tjerë në vend, në emër të stafit civil në system të drejtësisë, kërkojmë që të përfshihemi në ndarjen e mjeteve financiare me pagesën shtesë në pagë në vlerë prej dyqind (200) euro për secilin shërbyes civil në sistemin gjyqësor dhe në atë prokurorial, për të zbutur sado pak gjendjen e rënduar ekonomike. Në të kundërtën na detyroni që të ndërmarrim të gjitha veprimet sindikale, për realizimin e kërkesavetona legjitime”, thuhet në kërkesën e tyre drejtuar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministrit në detyrë të drejtësisë Selim Selimi./21Media

Back to top button