Mbi dy orë pritje në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Qytetarët për të dalë nga Kosova për në Serbi nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë, duhet të presim mbi dy orë, kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimit, pritje dyorëshe për të dalë nga territori i Kosovës për në atë të Serbisë është edhe te pika kufitare Merdarë.

Kurse, pritjet deri në gjysmë ore për të dalë nga Kosova janë te pikat kufitare Jarinjë, Mutivodë dhe Muçibabë./21Media 
Back to top button