Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi gjashtë mijë vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH tutje ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 549 mijë e 215 doza të vaksinës.
Deri më sot 712 mijë e 793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë si pasojë e Covid-19 dhe janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 2.095 testime të bëra./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button