Mblidhet kryesia e LDK-së

VV-LDK afat deri të hënën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) këtë të shtunë ka vendosur të mbajë një mbledhje të kryesisë, për të diskutuar rreth koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryesia e LDK-së është mbledhur edhe dje, ku pas mbledhjes nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se të hënën nuk do të votohet qeveria e pakicës.

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të votohet për qeverinë e re, është vendosur të mbahet të hënën në orën 11:00.

E nëse të dy partitë politike nuk arrijnë marrëveshje dhe nëse në seancën e së hënës nuk formohet qeveria e re, Lëvizjes Vetëvendosje i mbesin edhe dhjetë ditë për ndonjë marrëveshje me subjektet politike, ndërkohë, Albin Kurti nuk do të ketë të drejt të jetë mandatar për kryeministër, pasi kjo pozitë me Kushtetutë, i takon dikujt tjetër në VV. LDK deri tash është e vendosur që ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Back to top button