Mblidhet Qeveria, miratohen shtatë pika

Qeveria e Kosovës sonte ka zhvilluar mbledhje elektronike, të 115-tën me radhë.
Në këtë mbledhje janë miratuar shtatë pika.
– Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
– Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin “Korniza e qyteteve të gjelbëria 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
– Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në funksion të zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, të datës 28 tetor 2022, mbi përkrahjen financiare në qëllim të ruajtjes e kultivimit të gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
– Kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime, ndarje dhe harmonizime në paga dhe shtesa.
– Vendimin për aprovimin e kërkesës së Zyrës së Kryeministrit për ndarje të mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
– Kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr.10/102 i datës 26.10.2022, lidhur me masat shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike në zbatim të Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar.
– Vendimin për aprovimin e kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej tetë milionë e njëzetmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë euro (8,020,689 €), për pagesën e obligimeve të blerjes së librave.

Back to top button