Mbrojtja e Thaçit synon t’i thërras si dëshmitarë Walkerin, Clarkun, Kouchnerin

Mbrojtja e ish- presidentit Hashim Thaçi po kërkon që të thirren për dëshmi tetë diplomatë si: Steve Bennet, Wesley Clark, Jock Dovey, Michael Durkee, Daan W. Everts, Bernard Kouchner, William Walker, ndërsa është redaktuar emri i një diplomati tjetër.
Në shkresën e tij, avokati ka thënë se tetë dëshmitarët janë të moshës së shtyrë dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore, për çka kanë vlerësuar se marrja e dëshmisë së tyre sa më parë është e tejet e rëndësishme.
Mbrojtja thekson se kanë hubur dy dëshmitarë të mundshëm për shkak se ndërruan jetë, Madeline Albright dhe Richard Holbrooke.
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga nëntori i vitit 2020 është duke qëndruar në paraburgim si i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale me seli në Hagë./21Media

Back to top button