Ismaili: Shërim të shpejtë presidente, por shëndetësia nuk ndreqet me konferenca

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë se qindra e mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, sipas tij, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit.
Ismaili tha se është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj institucioneve publike shëndetësore, siç është rasti i operimit të presidentes Vjosa Osmani në një klinikë private.
Ai tha se për më tepër, neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë prej kësaj Qeverie, është edhe më shqetësues.
“Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është PA ministër.
Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund. Shërim të shpejtë, Presidente!”./21Media

Back to top button