Mbyllja e aeroportit, qytetarët s’e dinë nëse do të udhëtojnë sot

Paraditen e sotme aeroporti ndërkomnëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pranoi një kërcënim me bombë. E qytetarë të shumtë po kthehen, por ka edhe shumë që po presin për të marrë përgjigje se a do të mund të udhëtojnë sot apo jo.
Ajshe Jakurtaj, e cila sot pati për të udhëtuar për në Dusseldorf tha se derisa ishin duke i dorëzuar dokumentet, iu thanë që të largohen nga ambientet e aerportit për shkaqe sigurie.
Ajo tha se nuk kanë ndonjë informacion nëse do të mund të udhëtojnë sot apo jo.
“Për Duseldorf kam pas duke i dorëzuar kuferat na thanë me i lënë dhe më dal jashtë dhe jemi nga ora 9 duke pritur këtu… kurgjo hiq veç largohuni për shkaqe sigurie, rrini jashtë tjetër përgjigje nuk kemi ende… nuk e di çka me thënë, mendja nuk ma merr hiç se nuk janë gjasat e mira deri të hyjmë aeroplanat nuk na pranojnë, nuk di çka me thënë”, tha ajo.
Edhe Agim Bajrami ka një orë që po pret para aerportit për të ditur se a do të mund të udhëtojësot drejt Gjenevës apo jo.
Ai tha se posa hynë brenda u njoftuan për tu larguar, por që nuk kanë ndonjë informatë tjetër.
“Do të udhëtoj… për Gjenevë…alaram për me dal jashtë.. unë jo (nuk pata frikë) shoqja ime po”, tha shkurt ky qytetar.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara njoftoi se pas pranimit të këtij informacioni udhëtarët dhe personelit janë evakuar dhe janë të sigurt. E në hapësirat e brendshme të aerportit të Prishtinës tashmë kanë arritur njësitët K9. Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është mbyllur përkohësisht./kp

Back to top button