Me kallash në pyll, policia arreston 4 persona

 

Njësitet e Stacionit Policor në Pejё, sot rreth orës 01:00, kohё e cila ёshtё i ndaluar qarkullimi me vendim tё qeverisё sё Kosovёs, nё fshatin Vitomiricё komuna Pejё, kanё ndaluar dy automjete, njё kamionetё pa targa dhe njё veturё “Nissan” me targa vendore. Sipas policisë, gjatё kontrollit nё kamionetё janё gjetur pesё copё dru teknik ndёrsa në veturën “Nissan” nё ulёset e prapme janё gjetur dhe konfiskuar: Njё AK 47, njё karikator i sё njëjtёs armë dhe 27 copё fishekё.

Policia ka njoftuar se personat e dyshuar janё arrestuar. Tё njëjtit pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dy nga tё dyshuarit pёr veprёn penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ janë dёrguar nё mbajtje, ndërsa dy tё dyshuarit për veprёn penale ‘vjedhje pylli’ janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button