Me mungesa të shumta, Juventusi synon ta befasojë Napolin

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Diego Armando Maradona” do të jetë nikoqir i super derbit italian mes Napolit dhe Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18 të Serie A.
Të dy skuadrat gjenden në krye të tabelës, ku në xhiron e fundit të zhvilluar, Napoli e mposhti Sampdorian me rezultat 2:0, kurse Juventusi shënoi fitore minimale 1:0 kundër Udineses.
Napoli e vazhdon ëndrrën për Scudetton e parë që prej vitit 1990, ku momentalisht zë vendin e parë me 44 pikë, shtatë sosh më shumë se Juventusi që renditet në pozitën e dytë.
Takimi i fundit mes Napolit dhe Juventusit në “Diego Armando Maradona” daton në muajin shtator të vitit 2021, ku asokohe skuadra e Luciano Spallettitshënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër “Zonjës së Vjetër”.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Spalletti i ka të gatshëm të gjithë lojtarët, ndërsa Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bonuccit, Cuadrados, De Sciglios, Ihattaren, Kaio Jorges, Peeters, Pogbas dhe Vlahovic, të cilët nuk paraqiten sot për shkak të lëndimeve.
Ndërkaq, më poshtë mund t’i gjeni formacionet e mundshme të Napolit dhe Juventusit.
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim Min-jae, Rrahmani, Olivera; Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Rugani, Gatti; McKennie, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostic; Di Maria, Milik.

Back to top button