Më shumë se 3 orë pritje për të dalë nga Kosova

Edhe paraditën e së premtes pika kufitare në Merdarë ka fluks më të madh të udhëtarëve.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje të Kosovës shkojnë gati në 2 kilometra e gjysmë dhe qytetarët po përballen me pritje deri në 3 orë e 20 minuta orë. Ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë janë vetëm 5-10minuta.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinjë. Bashkatdhetarët po presin 40 minuta te Dheu i Bardhë dhe 30 minuta në Jarinjë.
Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin Kufitar tani për tani nuk ka pritje në pikat tjera kufitare./21Media

Back to top button