Merkel-gjermanëve: Besoni njëri-tjetrin

Një ceremoni ushtarake është mbajtur për nder të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila do të japë dorëheqjen javën e ardhshme pas 16 vitesh në detyrë.
Angela Merkel ia la gjermanëve një mesazh: Besoni njëri-tjetrin.
Më pak se një javë para se Merkel t’ia dorëzojë zyrtarisht pushtetin pasardhësit të saj, Olaf Scholz , ajo mori nderimet më të larta ushtarake të vendit të saj, duke shfaqur një paradë tradicionale të ushtarëve me pishtarë dhe një bandë marshimi, transmeton rtv21.tv.
Ceremonia e transmetuar drejtpërdrejt në televizion dhe e drejtuar nga ministri i Mbrojtjes, zgjati rreth një orë, e pasur me koreografi dhe ritual ushtarak.
Merkel zgjodhi tre pjesë muzikore – njëra prej të cilave habiti disa. Ajo zgjodhi një këngë popullore nga Hildegard Knef të quajtur “For Me It Should Rain Red Roses”, një himn i shekullit të 18-të dhe një këngë popullore gjermanolindore nga këngëtarja punk Nina Hagen./21Media

Back to top button